Mirlind Daku dhe Arbnor Muja nuk kanë marrë ftesën e Silvinjos sa i përket takimeve miqësore që Shqipëria do të zhvillojë kundër Kilit dhe Suedisë. Në një intervistë në Koha Shtesë, këtë herë ishte Ndrec Gjonaj, moderatori i programit të njohur në Kosovë Dueli Sportiv, i cili bëri një analizë rreth Kombëtares. (Më poshtë gjeni linkun e intervistës së Ndrec Gjonajt në Koha Shtesë)
“Mesa informacione kam unë, Muja dhe Daku kanë qenë shumë të mërzitur për mos marrjen e ftesës, ishin shumë shumë të dëshpëruar. Por nga ana tjetër e kanë thënë se do t’i kthehet e gjitha kjo në forcë për të treguar sesa vlejnë deri në listën e Europianit. Vecanërisht Mirlind Dakun, ka pritur 3 vite dhe nuk është ftuar nga Kosova, është mësuar me të tilla sprova, do të kthehet më i fortë.
Për mua, nëse do të isha unë në vendin e Silvinjos, do të merrja Dakun dhe do të lija jashtë Cikalleshin. Kjo do të ishte zgjidhja ime. Daku është një sulmues me potencial dhe Silvinjo duhet të mendojë për të ardhmen, përtej gjithë respektit për atë që Cikalleshi ka dhënë për Shqipërinë”, tha Gjonaj. /Sport Ekspres/