Teodor Vaso është ndarë nga jeta dhe futbolli shqiptar ka humbur një legjendë. Reagimi për këtë lajm të trishtueshëm ka ardhur edhe nga kreu i FSHF, Armand Duka. Ky i fundit thekson faktin se Vaso shkroi emrin e tij me gërma të arta në histori
“Futbolli shqiptar humbi sot një legjendë. Është ndarë nga jeta Teodor Vaso, një ikonë e vërtetë e Kombëtares në vitet ’60-’70 dhe një figurë emblematike për klubet e Skënderbeut, Partizanit dhe 17 Nëntorit.
Mbrojtës i pakalueshëm, futbollist model dhe njeri me kontribute të mëdha në futbollin shqiptar e veçanërisht atë korçar. Ka shkruar emrin e tij me gërma të arta në histori.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Vaso, miqve dhe të afërmve të tij. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar. Të prehesh në paqe Teodor Vaso!”, shkruan Armand Duka. /Sport Ekspres/