Eden Hazardi dha dorëheqjen e parakohshme nga futbolli i laujtur në tetorin e shkuar. Edhe pse ishte vetëm 32 vjeç, belgu mori vendimin më të vështirë për një futbollist. Ai shpjegon për “The Standard” se arsyeja e dorëheqjes ishin dëmtimet e shumta. Megjithëse prvoja e tij me Realin Madridit nuk shkoi aspak ashtu siç pritej, Hazardi shprehet se nuk pendohet për transferimin e tij në kryeqytetin spanjoll, pasi ka qenë ëndrra e tij të vishte atë fanellë.
“Vendosa që të mos luaja më futboll, sepse kisha shumë dëmtime dhe nuk jam penduar për këtë. Pensionimi? Po e shijoj shumë. Më mungon pak futbolli, sidomos të jem me çunat me dhomën e zhveshjes, por tani mund të bëj ç’të dua. Kam fëmijë dhe një familje. Mund të shkoj në Belgjikë të shoh familjen time, vëllezërit dhe prindërit. Mund të bëj shumë gjëra.
Forma fizike? Nuk dua të dukem si ‘Peppa Pig’-u! Luaj tenis, padel, vrapoj paksa, luaj futboll me miqtë dhe jam aktiv. Pendesë për Realin e Madridit? Mund t’ju them se ishte ëndrra ime, edhe pse historia nuk shkoi aq mirë nga dëmtimet. Kur shoh pas, ju mund të shihnin disa foto të miat me fanellën e bardhë të Realit të Madridit. Kjo më bën krenar”, është shprehur Eden Hazardi./Sport Ekspres/