Ilirjan Alliu ka komentuar paraqitjet e Kombëtares në dy takimet miqësore kundër Kilit dhe Suedisë. Në diskutimin e bërë në studion e “Report TV”-së, ish-lojtari i Shqipërisë ka kritikuar Elseid Hysajn. Alliu ka thënë se mbrojtësi shkodran luan keq në të dy krahët e prapavijës dhe se sipas tij nuk duhet të jetë pjesë e formacionit titullar në Kombëtare.
“Ne kemi Hysajn që luan keq edhe majtas, edhe djathtas. Por luan në të dy krahët, sepse e ka përdorur Lacio. Mendimi im personal, por është vetëm çështje shijesh personale, ai nuk duhet të jetë në asnjërin krahë. Shumë mirë, ai ka luajtur në nivele të larta në kampionatin Italian, por çedimi i tij i përhershëm me Kombëtaren tregon që ty kjo Kombëtare nuk të ngjit si stil loje, se nuk dyshoj që ky është futbollist i mirë, se nuk e fusin kot atje (te Lacio)”, ka thënë Ilirjan Alliu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/