Egnatia është rikthyer te fitorja pas 7 ndeshjeve. Ekipi i drejtuar nga ana e Tetovës ka arritur që të fitojë me shifrat 1-0 kundër Kukësit. Një ndeshje shumë e vështirë pasi verilindorët vinin pas disa rezultateve pozitive në këtë takim.
Goli i vetëm i ndeshjes është realizuar nga ana e Zejnullait. Në minutën e 6, pas një aksioni të bukur te Egnatia, Zejnullai arriti të mposht portierin kundërshtar. Kaq do të ishte historia e këtij takimi, me Egnatian që merr tre pikët e radhës. /Sport Ekspres/