Redon Xhixha po kalon një moment të vështirë te Qarabag. Ky futbollist është kthyer në lojtar stoli te Qarabag, ndërsa kishte 28 ndeshje pa shënuar. Mallkimi është thyer në ditën e sotme, teksa Qarabag ka fituar 1-6 në transfertë ndaj Kapaz.
Xhixha do të aktivizohej në minutën e 83 të takimit duke marrë vendin e Juninhos që kishte realizuar dopietë. Vetëm pesë minuta më vonë, Xhixha do të realizonte golin e 6 për Qarabag teksa pas asistit fantastik, ish-lojtari i Tiranës duhej vetëm që të dërgonte topin në rrjetë. /Sport Ekspres/