Bayern Leverkusen është padyshim ekipi i këtij sezoni. Gjermanët vazhdojnë që të jenë të pamposhtur, pavarësisht se e kanë gjetur veten disa herë në rrezik humbje në këtë sezon. Kështu ndodhi edhe në përballjen e sotme kundër Hoffenheim. Deri në minutën e 87 të takimit, rezultati ishte në shifrat 0-1 falë golit të Beier në minutën e 33.
Megjithatë në minutën e 88, Andrich realizoi golin e barazimit për Leverkusen dhe vetëm tre minuta më vonë, Patrick Shichk ktheu gjithçka në 2-1. Statistikat ishin vërtet interesante teksa Leverkusen tentoi 36 herë për të shënuar, ndërsa Hoffenheim kishte vetëm 6 tentativa, nga të cilat shënoi në një rast. Kjo ishte ndeshja e 38 për këtë sezon ku Leverkusen del e pamposhtur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Patrick Schick gives us the lead!!!!fuck i love this team??pic.twitter.com/8MYW8J6bqc
— Simon (@Leverkusentime) March 30, 2024