Mario Mitaj ka një lidhje të ngushtë shoqërore me Armando Brojën. Mbrojtësi i Kombëtares është parë duke u shoqëruar së tepërmi me sulmuesin e Fulham gjatë stërvitjeve të Shqipërisë në ndeshjet e marsit. Në një intervistë për Koha Shtesë, Mario Mitaj dha një tjetër rrëfim, ku foli edhe për lojtarin e Fulham. (Intervistën e plot me Mario Mitajn e gjeni më poshtë)
“Kam një lidhje të ngushtë me Armando Brojën. Për mua Broja është një lojtar i nivelit shumë shumë të lartë. Besoj se është një lojtar që mund të bëjë diferencën në fushë. E pamë edhe kundër Kilit dhe Suedisë, një rast që nuk na dhanë penallti, por mund të kishte përfunduar ndeshja 0-1 për ne. Besoj se do të jetë protagonist nëse vjen në Euro24 dhe shpresoj se do të vijë. Dëmtimi që ka pasur, e ka kaluar, problemi është vetëm që të ketë sa më shumë minuta për të fituar aspektin fizik, ky është problemi i vetëm. Kam biseduar për shumë gjëra me Brojën, edhe për Europianin. Normal që po i ruaj asistent për Europian për Brojën. Ishte offside asisti që i dhashë me Suedinë, pasi do të jetë i rregullt në Europian”, tha mes të qeshurave Mitaj. /Sport Ekspres/