Aguerro është i bindur, vendos ba.st 10 mijë dollarë për duelin Real Madrid-Mançester Siti

Reali i Madridit dhe Mançester Siti luajnë sot ndeshjen e parë çerekfinale mes tyre në Ligën e Kampionëve. Një duel mes dy prej skuadrave më të forta të Europës që pritet të argëtojë sportdashësit duke nisur nga ora 21:00. Serxho Aguerro është i bindur se kjo përballje do të prodhojë të paktën 3 gola.

Ish-sulmuesi argjentinas ka vendosur një bast prej 10 mijë dollarësh që gjatë lojës do të shënohen më tepër se sa 2 gola. Ish-lojtari i Mançester Sitit e ka shpërndarë bastin e tij në rrjetet sociale, ku gjithashtu shkruan: “Një ndeshje si e sotmja meriton disa gola”. Në rast se numri i golave mbrëmjen e sotme në “Santiago Bernabeu” do të jetë më shumë se 2, atëherë Aguerro do të fitonte një shumrë prej 18 mijë e 900 dollarësh./Halit Delibashi-Sport Ekspres/