Luis Enrike do të përballet me ish-skuadrën e tij mbrëmjen e nesërme. Tashmë në stolin e PSG-së, trajneri spanjoll do të kërkojë të eliminojë Barcelonën. Njëri prej gazetarëve e ka pyetur në konferencë për shtyp se cili mendonte se përfaqësonte më së miri vlerat e Barcelonës, ai apo Ksavit. Luis Enrike nuk kishte asnjë dyshim për përgjigjen e tij.
“Unë, pa asnjë dyshim. Shikoni të dhënat dhe titujt, zotërimin e topit, presionin e lartë… Pa asnjë dyshim që unë, edhe pse ka njerëz që mendojnë ndryshe. Nuk është një opinion, janë statistikat”, ka thënë Luis Enrike./Halit Delibashi-Sport Ekspres/