Real Madrid-Mançester Siti ka përfunduar me rezultatin e barabartë 3-3. Karlo Ançeloti ka folur për “Movistar” pas ndeshjes, ku ka pranuar edhe forcën e kundërshtarit të tij. Trajneri Italian ka thënë se nuk e prisnin atë gol nga goditja e dënimit që në minutën e 2-të nga Bernardo Silva. Ai është shprehur se nëse lojtarëve të Sitit i lejon hapësirë për të goditur, atëherë golat janë të vështirë për t’u ndalur.
“Goli nga goditja e dënimit e Bernardo Silvës? Ajo që nuk prisnim ishte që ata të shënonin një gol që atje. Por ne reaguam mirë, luajtëm 60 minuta shumë të mira. Dy golat më vonë shkuan në trekëndësh, ishte e pamundur t’i ndaloje.
Një skuadre si Siti, nëse mund t’i jepet një goditje nga përpara e dërgojnë në trekëndësh. Kemi bërë mirë, ndërsa kemi pasur energji për të shtypur lart dhe për t’i bërë ata të mos ndihen rehat me topin. Ajo që doja ishte të përfitonim nga një avantazh i vogël, por duhet të jemi të kënaqur. Kemi garuar dhe nëse e bëjmë këtë edhe në ndeshjen e dytë, mund të kalojmë”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/