Pep Guardiola ka folur pas ndeshjes spektakolare mes Real Madrid dhe Manchester City. Një barazim 3-3 që lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Ndërkohë trajneri i qytetarëve u shpreh se nëse kjo përballje do të luhej në 4 sezonet e tij të para në Angli, do të humbiste thellë ndaj madrilenëve.
“Kjo ndeshje nëse do të zhvillohej në 3-4 sezonet e para të mia në këtë klub, do ta humbisnim 4-1 apo 5-1 sepse atëherë nuk kemi qenë emocionalisht të qëndrueshëm. Ju e dini, Santiago Bernabeu, qëndruam kaq pak këtu dhe të duket si një përjetësi. Stadiumi është mbreslënës, por Florentino Perez duhet të rregullojë barin e fushës tani.
Unë nuk besoj shumë te fati në futboll, ajo që duhet të ndodhi, ndodh. Ne tani mposhti mbretin e këtij kompeticioni dhe të kalojmë në gjysmëfinale. Javën tjetër do të jemi me njerëzit tanë, do të shiten të gjitha biletat. Tifozët do të na ndihmojnë të shënojmë një gol, ne do të bëjmë pjesën tjetër. Toni Kros? Oh, Toni Kros, ai e kontroll Realin në një mënyrë që vetëm Toni Kros mundet”, tha Pep Guardiola. /Sport Ekspres/