Ish-futbollisti Sergio Aguero, mbrëmë ka fituar një shumë të konsiderueshme parash. Aguero, i cili prej disa kohësh po shijon largimin nga futbolli, tashmë është i lirë të vendos baste për ndeshjet e futbollit.
Ai u mburr në rrjetet sociale se kishte vënë bast 10 mijë dollarë që do të shënoheshin minimalisht tre gola në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Manchester Cityt dhe bileta u fitua lehtësisht. Vetëm 15 minuta dhe Aguero fitoi shumën e 19.000 dollarëve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/