Paolo Maldini cilësohet me të drejtë si kapiteni më i madh në histori dhe është vërtet interesante të mësosh se kujt futbollisti ky ikonë e futbollit botëror, i ka kërkuar fanellën pas ndeshjes. Madje edhe vetë lojtari që ka dëgjuar kërkesën e Maldinit ka mbetur i habitur.
Besojeni apo jo, është Dario Hubner, një ish-sulmues italian, i cili kulmin e karrierës e pati në fillim të viteve 2000, kur luajti për Brescia dhe Piacenza.
“Gjëja më e veçantë që më ka ndodhur në karrierën time ishte me Paolo Maldinin në ndeshjen mes Brescia-s dhe Milanit. Në tunel para se të hynte në fushë, Paolo erdhi tek unë dhe më pyeti në fund të pjesës së parë: “Dario, do të më japësh fanellën tënde?”
Fillimisht mendova se po tallej me mua. Kush mund ta imagjinonte që një burrë i madh si Paolo Maldini do të dëshironte fanellën time? Megjithatë, ai në fakt më kërkoi të ndërronim fanellat, gjë që e bëmë. Pastaj nuk e di nëse ai e ka mbajtur për vete ose ia ka dhënë dikujt tjetër”, Hubner. /Sport Ekspres/