Është mbyllur pjesa e parë mes Egnatias dhe Partizani. Ekipi i Tetovës është rikthyer të shkëlqejë si dikur, në atë kohë kur kryesonte e vetme kampionatin dhe me një diferencë të madhe pikësh dhe niveli loje me ndjekësit.
Pjesa e parë në këtë “finale” është mbyllur në shifrat 2-0, falë dopietës së Montenegros. Në minutën e 14 dhe në të 29, lojtari i Egnatias i ka dhënë një goditje të madhe të kuqëve dhe po afron skuadrën e tij me tre pikët. /Sport Ekspres/