Java e 31-të e “Abissnet Superiore”-s është mbyllur me fitoren e Dinamos. Nëndetësja blu ka mposhtur Erzenin me rezultatin 2-0. Dinamovitët shënuan nga një gol në secilën pjesë ndaj shijakasve.
Denison Silva zhbllokoi rezultatin në minutën e 19, ndërsa në të 72-tën ishte Kaçorri ai që vulosi rezultatin përfundimtar në 2-0. Dinamo ndez kështu garën për vendin e 4-t, të cilin e rimori me 3-pikëshin e fituar sot. Skuadra e Mehmetit i shpall lu.ftë Tiranës për biletën që do t’i dërgojë në “final four”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/