Përkrahë Edin Xhekos, Rei Manaj përfshihet mes më të mirëve edhe kur nuk shënon

Përkrahë Edin Xhekos, Rei Manaj përfshihet mes më të mirëve edhe kur nuk shënon

Rei Manaj është një nga lojtarët që spikati në javën e 32-të të kampionatit turk. Megjithëse nuk e dërgoi topin në rrjetë, siç ka bërë 16 herë në këtë sezon, sulmuesi shqiptar është përfshirë mes më të mirëve për sa i përket ndeshjeve të zhvilluara në javën që lamë pas.

Lojtari 27-vjeçar dha një asisit mjaft të bukur në golin e vetëm të shënuar në fitoren e Shivasporit kundër Trabzonsporit, ku tërhoqi vëmendje edhe me lojën mjaft pozitive që zhvilloi në fushë. Manaj është përfshirë në 11-shen më të mirë të javës, ku përbën majën e sulmit përkrahë Edin Xhekos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/