Manchester City pret mbrëmjen e nesërme Realin e Madridit në ndeshjen e kthimit të fazës çerekfinale të Champions League-s. Pep Guardiola i është përgjigjur sot pyetjeve të gazetarëve në konferencë për shtyp, ku ka treguar se njerëzit në Madrid kanë qenë dyshues për fjalët vlerësuese që ai ka thënë për “los blancos”. Gjithashtu, trajneri i City-t i bën thirrje tifozëve të skuadrës së tij që të jenë sa më të zhurmshëm në stadium për të mposhtur Realin e Madridit.
“Mendoj që njerëzit tanë në shtëpi do të na ndihmojnë shumë. Kemi shitur të gjitha biletat. Na duhet shumë zhurmë, na duhet shumë prania e tyre, sidomos në momentet e këqija. Ka momente kur duhet të vuajnë dhe na duhen.
Është një ekip i jashtëzakonshëm. Vitin e shkuar, atë përpara tij, në këtë sezon tani… Madridi gjithmonë ka pasur skuadra të mira. E di që kur kam thënë gjëra të mira për Realin e Madridit, në Madrid njerëzit nuk më kanë besuar. Disa thonin shakara. Njerëzit mendonin se po bëja ur***. Si kur kam qenë nëj futbollist, edhe tani që jam trajner, gjithmonë kam pasur një mendim të mirë për historinë e Real Madridit. Komentet e mia kanë qenë të sinqerta”, ka thënë Pep Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/