Bajer Leverkuseni vazhdon të mrekullojë Europën. Kampionët e Gjermanisë mbeten të pamposhtur në këtë sezon. Uest Hemi nuk ka mundur t’i mposhtë në ndeshjen e kthimit në Ligën e Europës, megjithëse i shkuan fare pranë fitores. Skuadra angleze gjeti e para rrugën e rrjetës, teksa Antonio i kaloi në epërsi që në minutën e 13. “Te dehur” nga titulli i parë kampion, përshtypja ishte se Leverkuseni do të pësonte sot humbjen e parë sezonale. Por ndeshja duket se përfundon kur shënon Bajeri.
Si shpesh herë në javët e fundit, gjermanët kanë ndëshkuar kundërshtarin në minutat e fundit të ndeshjes. Kur po kronometrohej minuta e 89 e takimit, Frimpongu e ndali topin në rrjetë dhe vulosi shifrat në 1-1. Në fund, Bajer Leverkuseni siguron një tjetër ndeshje pa humbje dhe pret biletën për në gjysmëfinale të Ligës së Europës. Pengesa e fundit për në finale do të jetë Roma e De Rosit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
FRIMPONG GOAL!! BAYER ARE NEVER LOSING A GAME THIS SEASON pic.twitter.com/IVmuPAmMwc
— Dr Yash ? (@YashRMFC) April 18, 2024