Atalanta arriti që të kualifikohej në gjysmëfinalen e Europa League. Italianët mundën që të eliminonin Liverpulin dhe të kalonin më tej. Një super ndeshje ka zhvilluar sot Berat Gjimshiti, që ka evituar çdo rrezik të mundshëm.
Përgëzimet kanë qenë të shumta pas përfundimit të takimit, ndërsa mes tyre veçohet edhe ai i Klop. Trajneri i anglezëve është përqafuar me Gjimshitin dhe mes tyre është zhvilluar një bisedë e shkurtër. Ndërkohë ndërhyrja më e bukur dhe vendimtare e Berat Gjimshitit ishte ajo e minutës së 32. Pas një pasimi të Salah që do ta nxirrte Diaz me portën e boshatisur, mbrojtësi shqiptar reagoi në mënyrë mbreslënëse me sparkat duke hequr thuajse një gol të sigurt.
Për këtë arsye, “Repubblica.it” i ka dhënë notën 8: “Mbyllja te Luis Diaz pas thuajse gjysmë ore loje, është një gol i shënuar nga Berat Gjimshiti”. Nga krahu tjetër, për CalcioAtalanta, shqiptari meriton notën 7 dhe ka këtë përshkrim: “Menjëherë i vëmendshëm, kompenson një gabim të Miranchuk dhe bën një ndërhyrje të shkëlqyer ndaj Diaz. Gjigant, ashtu siç ka qenë pothuajse gjatë gjithë sezonit. Rritja e tij në këtë skuadër, është ndoshta përralla më e bukur e viteve të fundit që ne kemi parë te Atalanta”, shkruhet në vlerësim. /Sport Ekspres/