Rei Manaj është ylli kryesor te Sivaspor dhe një prej lojtarëve më të mirë të këtij sezoni në Turqi. 16 gola ka realizuar deri tani sulmuesi shqiptar në kampionat dhe ndeshja e radhës është ajo kundër Fenerbahce.
Një ndeshje që pritet me shumë interes, pasi Fenerbahce është në luftë për titullin kampion. Para këtij takimi, tifozët e Sivaspor i kanë dhënë zemër ekipit në stërvitje dhe i kanë kënduar Rei Manajt.
Disa javë më parë, tifozët e Sivaspor janë shfaqur duke mbajtur në duart flamurin e Shqipërisë. Duket qartë se Manaj i ka bërë të gjithë tifozët që të “dashurohen marrëzisht” pas tij. /Sport Ekspres/