Në ditën e sotme janë duke u luajtur dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Tirana po barazon me shifrat 1-1 ndaj Kukësit në fundin e 45 minutave. Pas fitores befasuese 2-0 të verilindorëve në ndeshjen e parë, tani po luhet ndeshja e kthimit.
Deliu shënoi golin e Tiranës në minutën e 17, ndërsa barazimi erdhi nga Lamçe në minutën shtesë. Ndërkohë në krahun tjetër, Vllaznia është duke fituar me shifrat 1-0 kundër Egnatias falë golit të Alivodës në minutën e 28. /Sport Ekspres/