Bani Yas ka fituar me rezultatin 4-2 kundër Hatta. Taulant Seferi është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes për shkakun se ka bërë gjithçka në këtë përballje. Sulmuesi shqiptar shënoi dy golat e parë të ekipit të tij, duke kaluar në total në shifrën e 9 golave të shënuara. Më pas Seferi ka shërbyer për dy golat e tjerë të shënuar nga Bani Yas, për ta mbyllur këtë ndeshje me kontributin e 4 golave. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/