Marash Kumbulla luajti ndeshjen e parë të këtij sezoni si titullar te Sasuolo. Mbrojtësi i Shqipërisë e nisi nga minuta e parë takimin kundër Fiorentinës, me këta të fundit që arritën të fitonin me shifrat e thella 5-1.
Tuttomercatoëeb e ka vlerësuar mbrojtësin e Shqipërisë me notën 4.5 në këtë takim. “Është e pamundur që t’u japësh vlerësime të ndryshme mbrojtësve të Sasuolos, që ishin në telashe gjatë gjithë ndeshjes dhe nuk arritën kurrë që të gjenin kunërmasat e nevojshme përballë Fiorentinës. Ishte jashtë pozicionit në golat e Gonzalez dhe Quarta”, shkruan media italiane. /Sport Ekspres/