Dinamo e Zagrebit i është afruar më shumë titullit kampion. Kryeqytetasit kanë mposhtur Rijekën në një ndeshje që pritet të jetë venditmare për verdiktin përfundimtar të kampionatit. Ndeshja u vendos në minutën e 89 të takimit falë Arbër Hoxhës.
Sulmuesi i Shqipërisë shënoi një gol me aromë titulli, teksa i dërgoi shifrat në 1-2 për Dinamon e Zagrebit. Tashmë gjigantët kroatë janë shkëputur 4 pikë larg Rijekës në krye të tabelës së renditjes, kur kanë mbetur edhe 3 javë deri në fundin e kampionatit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/