Skena të çuditshme dhe të shëmtuara janë parë në ndeshjen e kampionatit të futbollit në Bosnje dhe Hercegovinë. Jedinstvo dhe Mladost luajtën në javën e 24 të Ligës së Parë dhe rezultati përfundoi në shifrat 2-0.
Një futbollist i ekipit vendas u rrëzua në fushë dhe u ankua për një dëmtim para zonës së rreptsisë së kundërshtarit në minutën e 70. Lojtarët miq shkuan për ta ndihmuar, ndërsa një prej futbollistëve të Jedinstvo, përfitoi nga ky moment dhe shënoi golin e dyt, duke mos treguar aspak Fair Play. E gjithë situata shkaktoi një tension të madh në fushën e lojës. Në shenjë proteste, lojtarët e Mladost u shtrinë në tokë dhe e ndërprenë ndeshjen për disa momente. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Skena ndodh në minutën e 2:20 të videos