Liga e Kampionëve ka njohur finalistin e parë. Borusia e Dortmundit mbretëron edhe në “Parkun e Princave” dhe siguron biletën për në “Uembli”. Pasioni i verdhezinjve ka gjunjëzuar yjet e PSG-së. Pas fitores 1-0 në Gjermani, Dortmundi ka mposhtur PSG-në po me të njëjtin rezultat edhe në Paris.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 50 dhe mban autorësinë e Mats Humelsit. Mbrojtësi gjerman u gjend i pambuluar në zonë gjatë një goditjeje nga këndi dhe me kokë e ndali topin në rrjetën e mbrojtur nga Donaruma. PSG-ja u përpoq të përmbyste shifrat, por edhe fati po punonte kundër tyre. Shtylla i mohoi më shumë se një herë golin parisienëve, të cilët i thonë kështu lamtumirë Ligës së Kampionëve në këtë sezon. Milionat e investuara nga sheikët nuk mjaftuan as këtë sezon për të përmbushur ëndrrën e madhe të PSG-së, fitimin e trofeut veshëgjatë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Hummels scores and it’s over for pissg#PSGBVBpic.twitter.com/4sxlYwVUWn
— Ruman ahmed (@Ruman_Ahmed17) May 7, 2024