Egnatia dhe Partizani kanë mbërritur në finalen e madhe të Final Four. Këto ekipe eliminuan respektivisht Vllazninë dhe Skënderbeun. Ishin pikërisht këto dy skuadrat që kanë qenë kryefjala e Superiores gjatë gjithë sezonit dhe sërish nuk gabuan në ndeshjen me një takim.
Ndërkohë moderatori i njohur sportiv, Gerti Çarçani, ka publikuar një foto me presidentin e Egnatias dhe të Partizanit. “Qetësia përpara zjarrit”, shkruan Çarçani, që më pas ngre pyetjen: “Ku shkon titulli, në Tiranë apo në Rrogozhinë?”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/