Zgjodhi Gjermaninë dhe jo Shqipërinë, tifozët shqiptarë hyjnë në profilin e Brajan Grudës dhe e quajnë…TRADHTAR (VIDEO)

Brajan Gruda ka zgjedhur që të përfaqësojë Gjermaninë dhe jo Shqipërinë. Pavarësisht dëshirës së Silvinjos për ta veshur kuqezi, lojtari ëndërron që të luajë me ekipin e parë të Gjermanisë. Gruda ka ngelur jashtë listës së Gjermanisë në Europian, por është kënaqur me faktin që Nagelsman e ka marrë në stërvitje për disa ditë, pasi disa prej lojtarëve të tjerë kryesorë janë ende në aktivitete futbollistike.

Për këtë arsye Gruda është grumbulluar për disa ditë me ekipin e parë dhe kur të kthehen lojtarët e tjerë, lojtari shqiptar do të rikthehet në shtëpi. Menjëherë pas daljes së këtij lajmi tifozë të shumtë shqiptarë kanë hyrë në Instagramin e Grudës dhe e kanë quajtur “tradhtar”. (Shiko videon më poshtë) /Sport Ekspres/