“Abissnet Superiore” ka njohur sot fituesin e saj të këtij edicioni. Egnatia ka mposhtur Partizanin në finalen e “final four”-it, duke siguruar trofeun më të rëndësishëm të futbollit shqiptar. Rrogozhinasvve u ka mjaftuar goli i shënuar nga Ibrahimogluja në minutën e 35 të takimit për të mposhtur kampionët në fuqi të Superiores.
Partizani u përpoq të ndryshonte fatin e takimit, por në fund nuk arriti t’ja dilte dot. Egnatia ka shkruar kështu historinë, teksa për të parën herë në historinë e saj fiton titullin kampion në elitën e futbollit shqiptar. Një sukses i jashtëzakonshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/