Zvicra ka mposhtur sot Estoninë me rezultatin e thellë 4-0. Në goleadën e Zvicrës kishte vend edhe për Xherdan Shaqirin. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e 4-t për helvetët. Amduni fitoi një 11 metërsh në favor të zviceranëve dhe pranë topit shkoi Xherdan Shaqiri.
Futbollisti me origjinë shqiptare gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, teksa portiere kundërshtar arrit ta priste topin. Por në ndihmë të Shaqirit erdhi VAR-i. Teknologjia vendosi për përsëritjen e 11 metërshit. Në shansin e dytë që iu dha, Xherdan Shaqiri nuk gaboi, por e dërgoi me saktësi topin në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Xherdan Shaqiri
Switzerland 4-0 Estonia
https://t.co/P9ZqmrELUJ— Goals Galore (@GoalsGalorecom) June 4, 2024
Xherdan Shaqiri misses penalty kickhttps://t.co/4OZHmVILnY
— PushGoals (@PushGoals) June 4, 2024