Italia ka barazuar sot me shifrat 0-0 ndaj Turqisë. Luçiano Spaleti ka dhënë një intervistë me RAI-n pas përfundimit të ndeshjes, ku ka skanuar atë që pa në fushë nga axurrët. Trajneri i Italisë ka pranuar se ekipi ka mangësi në fazën sulmuese.
“Duhet të dimë të ndryshojmë shpejt, skuadra pësoi pak lodhje. Nuk ishim shumë të shkëlqyer në sulm. U përpoqëm të bënin diçka ndryshe, por loja tani kishte mbaruar. Kishte disa ri-agresione të bëra mirë, atëherë humbëm shumë topa të lehtë”, ka deklaruar ndër të tjera Luçiano Spaleti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/