Shqipëria do të përballet nesër në mbrëmje me Azerbajxhanin, për të përmbyllur kështu ciklin e miqësoreve në prag të Kampionatit Europian. Trajneri i Kombëtares azere ka folur për mediat në konferencë për shtyp në përpara kësaj ndeshjeje. Asadovi ka vlerësuar forcën e kuqezinjve, teksa ka theksuar faktin se ekipi kombëtar shqiptar është kualifkuar 2 herë në Europian në vitet e fundit. Megjiatë, ai e bën të qartë se në fushë azerët do të luajnë vetëm për fitore.
“Do të kemi kundërshtarë të mirë në dy ndeshjet e ardhshme. Këto janë miqësoret e fundit para Ligës së Kombeve të UEFA-s. Në fazën e parë të përgatitjes, u dhamë disa lojtarëve tre ditë stërvitje për t’i mbajtur në shpejtësi. Nga 3 qershori nisëm stërvitjet si ekip me skuadër të plotë. Jemi përpjekur të përmirësojmë modelin e ndeshjes së fundit kundër Bullgarisë. Edhe pse miqësore, do të shkojmë në fushë për të fituar. Kam qenë i kënaqur me përgatitjen e lojtarëve, qëndrimi i tyre jep shpresë për një lojë të mirë.
Pavarësisht kundërshtarit, çdo ndeshje është një motiv shtesë për ne. Ne e njohim njëri-tjetrin më mirë me kombëtaren e Kazakistanit. Eshtë e vërtetë që jemi përballur më parë me Shqipërinë. Skuadra shqiptare e kohëve të fundit është kualifikuar dy herë në Kampionatin Evropian. Ky është një tregues i forcës së tyre. Megjithatë, nëse luajmë të disiplinuar si skuadër, nuk do t’i japim shanse kundërshtarit dhe do t’ia arrijmë qëllimit”, ka deklaruar Arif Asadovi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/