Shqipëria ka publikuar formacionin zyrtar kundër Azerbajxhanit. Silvinjo ka hedhur në fushë lojtarët më të mirë, ata që priten që ta nisin titullar edhe në Europianin e Gjermanisë. Në majën e sulmit do ta nisim me Armando Brojën, që është projektuar si titullar edhe në EURO24. Ndërkohë në krahë do të jenë Asani dhe Seferi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/