Redi Jupi ka dhënë 11-shen e tij me të cilën do të donte që Shqipëria të niste Kampionatin Europian përballë Italisë. Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, pjesë e panelit të “Procesit Sportiv”, ka zgjedhur Strakoshën mes shtyllave, ndërsa në krahun e djathtë të mbrojtjes do të preferonte Balliun në vend të Hysajt. Mitaj është i padiskutueshëm për të, ndërsa qendra e prapavijës do të përbëhej nga Gjimshiti dhe Ismajli. Jupi mban të paprekur mesfushën dhe në sulm parapëlqen treshen Asani-Broja-Hoxha.
“Në portë do të isha për Strakoshën. Në qendër do të kisha Gjimshitin me Ismajlin. Mitaj është i padiskutueshëm në krahë dhe do të isha për Balliun në të djathtë. Nuk më pëlqeu Gjasula në atë ndeshje. Më pëlqeu kjo vendosja e Asllanit përpara mbojtjes, Ramadani pak më para që të merret vetëm me aspektin difensiv dhe Bajrami që bën sulmuesin e shtuar, por që është mesfushor. Në treshen e sulmit, më pëlqeu Arbër Hoxha. Do ta filloja me atë në krahë. Broja përpara dhe jam i detyruar të them që është imponuar Asani me performancën dhe golin që bëri”, ka thënë Redi Jupi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/