Afrim Ajeti ishte i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Kampionët” në “Kanal 10”. Babai i Arlindit ka shprehur besimin e tij se Shqipëria do të dalë me 4 pikë nga grupi. Ai është shprehur se kuqezinjtë do të fitojnë ndaj Italisë dhe do të barazojnë me Kroacinë.
“Jemi shumë të emocionuar. Do të jemi atje. Silvinjo ka bërë një ekip të fortë, të mirë. Disiplina është në maksimum dhe është shumë i afërt me të gjithë lojtarët. Kualiteti është më i lartë tani. Mendoj për fitore me Italinë. Me Kroacinë një pikë dhe nuk na duhet më shumë. Shqipëria do të jetë shumë befasi e madhe. Kombëtarja e Shqipërisë është shumë afër me lojtarët. I merr gjithmonë në telefon. Interesohet për gjendjen e tyre”, ka thënë Afrim Ajeti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/