Silvinjo ka shpjeguar në konferencën për shtyp arsyen se pse Shqipëria u transformua në 15 minutat e para. Pas golit të parë të shënuar nga Bajrami, 15 minutat e para të ndeshjes ishin skandaloze për kuqezinjtë që ishin gjithmonë me frikë në pësimin e golit dhe pësuan 2 gola që vendosën humbjen tonë.
“Jam shumë krenar për lojtarët e mi. Ndeshja shkoi ashtu siç ne e kishim menduar, por mungoi ai topi në rrjetë. Po luanim kundër Italisë, ata duan të fitojnë Europianin. Unë e kam thënë që ne duhet të mësojmë të luajmë më shpesh në Europian, në Botëror, e kam thënë gjithmonë këtë. Shikoni pak tani, në një moment kur mësoni të luani në një kompeticion të tillë, përshëmbull kur unë luaja në Champions League, e di se çfarë pritej nga unë në një mbrëmje kundër Real Madrid, Juventus, por kurrë nuk mëson që të luash në kompeticion të këtij niveli, nuk ke idenë sesi mund të luash.
Njerëzit thonë se është kompeticion i nivelit të lartë, por ti nuk ke idenë fare se nuk luajtur dhe nuk mund ta kuptosh. Në ndeshjen e dytë dhe të tretë nuk do të jetë e lehtë prapë, por unë e kuptoj futbollin dhe ndeshja e parë është shumë e rëndë, pastaj nis të mësohesh pak dhe lojtarët nuk kanë më probleme emocionesh. Këto janë gjëra normale, 10-15 minutat e para ishin çmenduri për ne. Është hera e dytë që ne luajmë në Europian dhe është normale e gjitha kjo. Pres që ndaj Kroacisë të jemi në nivel më të mirë”, tha Silvinjo. /Sport Ekspres/