Mbrëmjen e sotme është duke u luajtur sfida mes Serbisë dhe Anglisë. Përpos shfaqjeve të dhunës që kanë patur në rrugët e Gjermanisë, tifozët serbë nuk i kanë kursyer as thirrjet skandaloze për Kosovën. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Klan Kosova”, Arlind Sadiku ka treguar se tifozeria serbe ka lëshuar kore: “Kosova është Serbi”.
Pas shpinës së tij, dalloheshin qartë edhe flamujt me territorin e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb. Por gazetari shqiptar ia ka kthyer përgjigjen në mënyrën e tij. “Kosova është zemra e Shqipërisë”, ka thënë Sadiku në lidhjen e drejtpërdrejtë me studion, ndërsa më pas është kthyer nga tifozët dhe ka bërë me duar shqiponjën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/