Ilir Alliu, ish-futbollisti i Kombëtares, gjithmonë ka dhënë vlerësimet dhe komentet e tij hapur dhe pa përdorur diplomaci. Vecanërisht është kapur gjithmonë edhe pjesa e Elsi Hysajt, ku Alliu ka pasur pikëpyetjet e tij për këtë lojtar. Sot i ftuar në Koha Shtesë, Alliu ndante një mendim tjetër. (Videon e plot të intervistës me Alliun e gjeni më poshtë)
“Shikoni, është e mira që gjëra ti thuash para se të ndodhin, kur ka rëndësi. Ne nuk na shërben një Hysaj i shkatërruar emocionalisht si është tani. Tani po i bien më qafë derisa mbylli dhe rrjetet sociale, nuk jam dakort me këtë reagim. Sigurisht që për mua Hysaj nuk e meriton të luajë titullar sipas mendimit tim, por para ndeshjes kjo. Mos të harrojmë se ka dhënë kontribut dhe unë sot do dal në kontribut të tij. Kur sheh dikë të gjunjëzuar, nuk goditet me grusht, por i vendoset një dorë në shpatull. Ne që e kemi kritikuar nuk është se nuk e duam si njeri, ne e duam pa e kritikojmë. Ai meriton një ndarje të bukur me Kombëtaren, jo të tillë.
Do të jem gjithmonë në mbështetje tani të tij, kudo të flas. Në fund të fundit jemi njerëz, Hysaj është një shqiptar që do të respektohet si të gjithë që kanë dhënë kontribut për Kombëtaren. E doni pikëpamjen teknike? Shiko ta shpjegoj, nuk kam punë fare me Hysajn. Kam folur gjithmonë më shumë për Hysajn se të gjithë para ndeshjes. Por një mbrojtës ul kokën kur goditet topi vetëm në një rast, kur sulmuesi jot, shoku jot i skuadrës godet topin, ti je në zonën kundërshtare dhe ul kokën që topi të shkojë në rrjetë. Detyra e cdo mbrojtësi, është koncept futbollistik, është t’i bëhet barrikad jo vetëm topit, por edhe lojtarit nëse bën rrezik në zonë”, tha Alliu. /Sport Ekspres/