Barazimi i sotëm i Kroacisë kundër Shqipërisë ka lënë një shije të hidhur në opinionin sportiv kroat. Ish-futbollisti Joshko Jeliçiçi ka kritikuar veteranët e Kombëtares së tij. Tashmë në rolin e analistit, ai ka thënë se Modriçi duhet ta pranojë se nuk ka energji për të prodhuar nivel lojë në 90 minuta, ndërsa për Brozoviçin shton se i vjen keq që e ka ulur vetën në këtë nivel.
“Unë do të tregoj shkakun kryesor të këtij rezultati. Është trajneri ynë ai që ndryshoi ritmin e lojës në pjesën e parë dhe dëshmoi se gaboi me planin A. Senatorët tanë meritojnë monumente, por të tashmen e ka Kroacia. Këta janë djemtë që hynë në pjesën e dytë. Nëse duhet të sakrifikohen një apo dy gara të mëdha…
Luka Modriç, ndikimi i tij duhet të jetë shumë më i madh jashtë fushës sesa në fushë. Ançeloti e adhuron atë dhe kjo është arsyeja pse ai zgjati kontratën e tij, për të mentoruar lojtarët dhe për të ndryshuar lojën kur ai hyn nga pankina. Imagjinoni sikur Luka të hynte nga pankina kundër Shqipërisë, ndoshta do të ishte ndryshe. Sipas aplikacioneve, Luka ka marrë nota të larta. Por këmbët e tij thjesht nuk mund të durojnë më. Luka humbi deri në 20 topa. Ai është i lodhur ose ndoshta nuk mund të luajë më ndeshje të plota në këtë nivel. Daliç thotë se dëshiron të luajë gjatë gjithë kohës, por ndoshta Luka duhet ta pyes veten.
Më vjen keq që Brozoviçi e ka ulur veten në këtë nivel. Ai është moshatar me Andrej Kramariçin, i cili sot mbushi 33 vjeç dhe ishte futbollisti ynë më i mirë. Këtu shkëlqen më shumë Kovaçiçi, ndaj duket se jemi në klasën e 1-rë. Është normale që Luka dhe Brozoviç të lodhen kur zënë të njëjtën hapësirë”, ka thënë Joshko Jeliçiçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/