Besnik Hasi ka analizuar paraqitjen e ekipit tonë kombëtar në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Top Arena”. Ish-lojtari i Kombëtares ka thënë se i ka bërë përshtypje mungesa e Brojës në formacion. Sipas tij, sulmuesi i Chelsea-t tregoi nivel kundër Italisë, pavarësisht vështirësive që kishte nga mbrojtja axurre.
“Më bëri përshtypje mungesa e Broës. Për mua Broja dhe Strakosha treguan nivel kundër Italisë. Edhe pse ishte vetëm në sulm dhe e ishte të vështirë kundër mbrojtjes italiane. Por e kuptoj trajnerin. Broja nuk ka luajtur shumë në kampionat dhe janë ndeshje brenda 4 ditëve. Kur ke elemente të tjera si Manajn dhe Dakun, përse të mos i shfrytëzosh edhe ato?! Rei Manaj nuk ishte më pak. E ngriti Manajn edhe më lart”, ka thënë Besnik Hasi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/