Rei Manaj ka dalë sot në konferencën për shtyp pas ndeshjes që Shqipëria zhvillojë kundër Kroacisë. Sulmuesi është shprehur se kuqezinjtë humbën dy pikë nga duart dhe kur shkuan në autobuz, e menduan më mirë situatën që kaloi.
“Dje kur ishim në autobus, filluam të mendomim. Mendoj se duhet të kishim marrë 3 pikët. Në 4 minuta ata shënuan 2 gola, por te goli i dytë duhet të ndërhynte VAR, por nuk kishte asgjë sipas arbitrit. Duhet të fitojmë patjetër ndaj Spanjës për të kaluar më tej. Na vjen keq që nuk morëm 3 pkët ndaj Kroacisë. Duhet të shikojmë se si do të shkojë sfida e mbrëmjes mes Spanjës dhe Italisë. Një fitore e Spanjës sot, rrit shanset për ne.
Keni luajtur në Spanjë, çfarë duhet të bëjmë për t’i ndalur? Spanja është ekip i madh dhe normalisht nëse mposht sot Italinë kemi më shumë shpresa. Kanë lojtarë me kualitet si Rodri, Morata. Ne duhet të bëjmë ndeshjen tonë dhe të japim 100% për të marrë pikët e plota.
Të kënaqur me barazimin? Pas ndeshjes ishim të kënaqur edhe me barazimin. Goli në fund na rrit besimin. Ne duhet të luajmë fort si në pjesën e parë ndaj Kroacisë. Erdhëm këtu në Dortmund të kënaqur me barazimin”, tha Manaj. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/