Yamal dhe Morata ulen në stol kundër Shqipërisë, ja se kush do t’i zëvendësojë

Shqipëria do të përballet kundër Spanjës në mbrëmjen e së hënës. Kuqezinjtë duan tre pikët për të kaluar më tej, ndërsa spanjollët kanë siguruar vendin e parë.

Sipas mediave spanjolle, Morata dhe Yamal nuk do të luajnë kundër Shqipërisë.

Ferran Torres dhe Fermin Lopez pritet që të jenë nga minuta e parë, ndërsa trajneri spanjoll premtoi rotacionin për ndeshjen e radhës./Elio Hajdari-Sport Ekspres/