Nazmi Gripshi ka vendosur përfundimisht të ardhmen e tij. Mesfushori shqiptar u largua nga Ballkani duke fituat gjithçka të mundshme. Ish-lojtari i Teutës fitoi dy herë titullin kampion si dhe Kupën e Kosovës nën drejtimin e Ilir Dajës, si dhe mori pjesë dy herë në grupet e Ligës së Konferencës.
Futbollisti 26-vjeçar tashmë do të provojë një aventurë të re në karrierën e tij. Gripshi është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Astanës. Një ekip njohur jo vetëm në Kazakistan, ku sezonin e shkuar u shpallën nënkampionë, por edhe në Europë, teksa kanë marrë shpesh pjesë në fazën e grupeve të garave të UEFA-s. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/