Mario Mitaj tregoi lartësinë e duhur edhe në Kampionatin Europian Gjermani 2024. Mbrojtësi shqipta bindi përballë Italisë, Kroacisë dhe Spanjës, duke ngjallur interes të madh në këtë merkato verore. Babai Mitajt ka paralajmëruar në një farë mënyre transferimin e djalit të tij. Lin Mitaj ka deklaruar se Mario ndihet i vetmuar në Moskë dhe dëshiron të ndërrojë skuadër. Ai shton se për 20-vjeçarin ka interes nga kkube të Serisë A.
“E vërteta është se Mario ndihet paksa i vetmuar te Lokomotiva dhe ai do të donte të kalonte në një ekip që beson në të pak më shumë. Në Itali po tregojnë interes për të, si në disa vende të tjera, por pyetja është se çfarë do të kërkojë skuadra e tij për transferimin”, citon RIA Novosti babain e futbollistit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/