Tirana vazhdon të jetë shumë aktive në këtë merkato verore. Klubi kryeqytetas pa zyrtarizuar sot një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për Dembelenë, një 25-vjeçar francez që luan në qendër të mbrojtjes. Futbollisti në fjalë është prodhim i akademisë së PSG-së, ndërsa më herët ka luajtur me Troyes-in dhe me Pau-n për 4 vite në Ligue 2 të Francës. Lajmin e ka përcjellë vetë klubi bardheblu përmes faqes së vetë zyrtare në “Facebook”.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton se ka arritur marrëveshjen me qendërmbrojtësin Mahamadou Dembele! 25-vjeçari francez është një prodhim i akademisë së PSG-së, teksa ka luajtur me skuadra si Salzburg, Troyes e Sitard. Dembele ka qenë gjithashtu pjesë kombëtares së Francës, që nga U16 deri në U21. Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje në familjen bardh’ e blu”, ka njoftuar klubi Tirana./Halit Delibashi-Sport Ekspres/