Të shumtë janë lojtarët e Kombëtares shqiptare që pritet të ndërrojnë skuadër këtë verë. Një prej tyre është Ardian Ismajli, i cili ka lënë pas një sezon të shkëlqyer me fanellën e Empolit. Sirena turke kanë nisur të bien për 27-vjeçarin.
Bëhet fjalë për klubin e Beshiktashit, që ka shfaqur hapur interesimin e tij për shërbimet e mbrojtësit shqiptar. Gjigantët e Stambollit pritet të takohen me drejtuesit e Empolit për të biseduar rreth mundësisë së transferimit të Ismajlit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/