Zvicra i dha një leksion futbolli Italisë në Europianin e Gjermanisë duke fituar me shifrat 2-0. Dihet që në futboll ka shpesh surpriza, por këtë herë ajo që bëri habi ishte fakti se italianët nuk e vendosën kurrë në rrezik Zvicrën dhe u eliminuan si një ekip i vogël, pa bërë asnjë përpjekje të vetme.
Në lidhje me këtë temë foli edhe Granit Xhaka, duke treguar hakmarrjen që i bëri Italisë. Jo për faktin e të qenit shqiptar, por për faktin se në Europianin e 2020, Italia e mundi Zvicrën në grupe me rezultatin 3-0 me golin e Lokatelit dhe dy golat e Imobile.
“Ne e fituam ndeshjen pa hyrë akoma në fushë, ashtu siç ata e bën kundër nesh para tre vitesh. Nuk e kam parë kurrë Italinë të luftonte aq fort siç ndodhi kundër nesh”, tha Xhaka duke nënkuptuar frikën e madhe që kishte Italia për një eliminim të mundshëm nga Zvicra. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/