Mbrëmë në Hamburg, Portugalia dhe Franca zhvilluan ndeshjen më të keqe në këtë edicion të Kampionatit Evropian dhe në fund francezët pas penalltive kaluan në gjysmëfinale. Sidoqoftë, ajo që bëri Didier Deschamps në serinë e penalltive është vërtet e lavdërueshme.
Diogo Costa realizoi pritje fantastike nga penalltia ndaj Sllovenisë në 1/16, por portieri portugez nuk pati asnjë shans mbrëmë ndaj francezëve, të cilët shënuan në mënyrë fantastike nga pika e bardhë dhe e “studiuan” mirë portierin kundërshtar. Penalltia e parë për Francën e shënoi Ousmane Dembele dhe më pas rrjetën e Portugalisë e goditën Youssouf Fofana, Jules Kounde, Bradley Barcola dhe Theo Hernandez.
Megjithatë, heroi i vërtetë i Tricolor ishte trajneri Didier Deschamps, i cili mori një vendim të jashtëzakonshëm përpara gjuajtjes së penalltive, ndërsa zgjodhi lojtarët për të gjuajtur. Domethënë, Kounde dhe Barcola ishin çuditërisht në mesin e lojtarëve, megjithëse në karrierën e tyre ata nuk kanë ekzekutuar penallti në ndeshje, duke përfshirë edhe serinë e penalltive.
Kounde dhe Barcola ekzekutuan penallti dje për herë të parë në karrierën e tyre dhe e bënë në mënyrë fantastike sepse goditën rrjetën e Diogo Costa dhe justifikuan besimin që u kishte dhënë trajneri i Francës.
Megjithëse Deschamps kishte shumë lojtarë më me përvojë në skuadër për sa i përket goditjeve të penalltive, ai zgjodhi Kounde dhe Barcola dhe nuk gaboi, teksa Diego Costa nuk kishte asnjë njohuri për këta lojtarë, për mënyrën sesi do të gjuanin në portë.
Është e qartë se francezët i ndoqën nga afër penalltitë e portugezëve ndaj Sllovenisë dhe u stërvitën se çfarë duhej të bënin nëse do të kishte 11-metërsha edhe në ndeshjen e tyre. /Sport Ekspres/