Do të kishte mundësinë të punonte me një nga trajnerët më të mirë në botë, Murinjo kërkon Brojën

Armando Broja është një nga emrat më të nxehtë në këtë merkato vere. Ngjasat janë që sulmuesi shqiptar të largohet nga Çelsi dhe ofertat për të kanë ardhur nga disa prej kampionateve më të forta të Europës. Evertoni, Milani dhe Juventusi kanë qenë disa nga pistat më të përfolura së fundmi në media, por, sipas “Aspor.com.tr”një tjetër skuadër ka dalë në skenë.

Bëhet fjalë për nënkampionen e Turqisë, Fenerbahçen. Në një skenar të tillë, Broja do të kishte mundësinë të punonte me një nga trajnerët më të mirë në botë. Zhoze Murinjo ka marrë drejtimin e skuadrës nga Stambolli dhe menjëherë ka dorëzuar te drejtuesit listën me lojtarët që do të largojë nga ekipi, si dhe ata që do të donte të sillte në Fenerbahçe. Në listën e dëshirave është edhe Armando Broja, megjithëse gara për të siguruar firmën e tij është mjaft e fortë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/